Kompania jone është krijuar në vitin 2016 në Tiranë, pas një analize te holle ne sektorin e ndertimit te infrastruktures energjitike. Duke ndjekur zhvillimet e menjëhershme në tre sektorët e energjisë, OST, OSHEE dhe KESH, Prima Energy arriti të përshtatet më së miri, duke u investuar menjehere ne fushen e projektimit si dhe ne ate te ndertimit te linjave dhe nestacioneve ne tension te larte e te mesem.
Fale vizionit manaxherial, kompania fillimisht u konfigurua me një strukturë dinamike, me staf të kualifikuar për të përballur me sukses sfidat në inxhinieri, projektim dhe zbatim.
Prima Energy, tashme me nje eksperiencë 8-vjeçare në fushën e ndertimit te veprave ne infrastrukuren energjitike, është një garanci serioze për te gjithe klientet te cilet nder vite I kane besuar projekte e tyre kompanise tone. Besimi tyre ka qene pergjegjsia jone, duke marre periper dhe ralizuar cdo projekt ne kohe dhe ne perputhje me te gjitha specifikimet teknike te kerkuara nga klienti.
Ne i konsiderojmë klientët si partnerët tanë dhe kujdesemi për projektet e tyre, duke I asistuar nga projekti deri te kolaudimi I vepres duke ofruar cilesi dhe inovacion ne impelmentimin e teknologjive te reja.
Qe ne fillim kompania jonë, u vu në provë me projektin OSHEE për të realizuar në kohë dhe me sukses ndertimin e fiderit nr. 339, 20kv me distancë 8km në nje nga akset rrugore më të vështirë ne qender te Tiranes.
Pas ketij rrugetimi Prima Energy, u konsolidua per shkak të projekteve të reja, dhe arriti të përfitoje drejtpërdrejt nga autoritetet kontraktore si OSHEE, OST dhe KESH Linja te Transmetimit 110kV/20kV dhe Nënstacione 110kv/35kv/20kv.
Në tetor 2021, kompania zgjeroi aktivitetin e saj në fushën e hekurudhave, duke u angazhuar ne projektin me te rendesishem te kohes në Shqipëri. Bashkëpunimi në këtë project madhor me nje nga kompanite me prestigjose italiane INC S.p.A për realizimin e punimeve civile ne cilesine e partnerit lokal e ka pozicionuar kompaninë tone përballë përgjegjësive dhe sfidave shume larta. Nga viti 2021 e deri me sot koha ka treguar qe kompania jone, se bashku me partenerin tone Inc s.p.a ka perpunuar volume te medha ndertimi ne kantierin hekurrudor Tirane-Durres-Rinas duke e kualifikuar kompanine tone si te vetmen ne Shqiperi te specializuar ne ndertim hekurrudhor.
Të bëhemi një partner kryesor kombëtar/ndërkombëtar që ofron shërbime me cilësi të lartë, duke forcuar pozicionin tonë në tregun kombëtar/ndërkombëtar dhe duke zhvilluar njohuritë dhe eksperiencen tone ne fushen e infrastrukures energjitike si dhe ne fushen e ndertimit te infrastrukures hekurrudhore.
Integriteti në kompani tone konsiderohet si vlere dhe filozofi qe shoqeron cdo veprimtari, duke filluar qe nga burimet njerzore deri tek mardheniet me cdo partener dhe klient. Ne kete drejtim vëmendja e kompanise eshte e perqendruar tek trajnimet periodike te stafit te saje per ta permisuar gjithmone aspektin e integritetit profesional.
Ne kemi besuar dhe besojmë se vendosja e standarteve te larta ne ndertim, prodhon ne cdo kohe vlere dhe prestigj per veprat e ndertuara. Ne punojme per ti ofruar gjithmonë standartet, marrëdhëniet dhe cilësite maksimale klientit tone, per ti dorezuar nje objekt I cili permbush te gjitha pritshmerite e klientit.
Prima Energy është gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve të reja që na çojnë drejt qëllimit tonë. Ne kete drejtim jemi shume te vemendshem ndaj partenereve tane si Abb-Hitachi, General electric,Schnider electric, e shume te tjere qe fale kapaciteteve te tyre ne fushat e inovacionit na ofrojne te rejat e fundit ne fushat ku ne operojme.
Stafi ynë sot është rezultat I nje seleksonimi ne kohe duke u bazuar tek promovimet e individit ne baze te rritjes profesonale por dhe te eksperiences akumuluar nder vite. Nje rol te rendesishem ka luajtur me se pari leximi I sakte I kapaciteve te gjith secilit me pas pozicionimi i tyre ne vendin e duhur. Vlere e shtuar e stafit tone jane trajnimet e shumta brenda dhe jashte vendit duke rritur ndjeshem perfomancen e stafit.
Per ne siguria në punë vjen e para:
Ne sigurohemi paraprakisht për nivelin e rrezikut me të cilin do të përballemi në punët tona të reja, analizojmë nivelin e rrezikut për çdo objekt dhe implementojme plan masat e duhura ne perputhje te plote me kodin e sigurise ne pune me qellim shmangjen e cdo risku Stafi ynë praktikon dhe zbaton planet
Prima Energy, duke mbrojtur interesat e kompanisë, nuk harron mbështetjen e komunitetit në vëndet ku realizon projektet e saj. E konsiderojme prioritet punësimin e individeve lokal ne kompanine tone, pasi e ndjeme detyrim ti drejtohemi se pari burmeve njerzore vendase. Edhe degjesat sociale luajne nje rol shume te madh para se ne te fillojme aktivitet e ndertimit ne zone ne menyre qe ndertimet te zhvillohen ne harmoni me banoret e zones.